Është në gjendje të rëndë, gruaja e ish-ushtarit të UÇK-së ka nevojë për 40 mijë euro
Një zonjë nga Kosova, bashkëshorte e ish-luftëtarit të UÇK, tashmë i ndjerë, Avdi Nasufaj, ka nevojë për ndihmën e të gjithë shqiptarëve.
Kimete Nasufaj momentalisht ndodhet në një spital në Prishtinë ku po trajtohet nga mjekët kosovarë, por sëmundja e saj kërkon urgjentisht ndërhyrje jashtë vendit, konkretisht në Turqi.
Kimetja ka pasur një dhimbje koke dhe kur është dërguar në spital dhimbja i ka shkaktuar marramendje dhe hemorragji cerebrale në tru, ndaj dhe aktualisht ka nevojë për një shumë monetare prej 40.000 Euro që të kurohet.
Mirëpo këtë shumë, familja Nasufaj nuk e disponon për shkak të pamundësisë ekonomike, ndaj kërkojnë që shqiptarët të bëhen bashkë dhe të kontribojnë me aq sa kanë mundësi.
Numri i llogarisë ku mund të ndihmoni:
1502031002405 107