Erjola Doçi thotë se ka nisur një lidhje të re me një akademik
Prezantuesja e njohur, Erjola Doçi, është rikthyer me intervistë pas një kohe të gjatë.
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3 ka qenë e ftuar në ‘Wake Up’, ku ka folur për këtë periudhë të verës, periudhën pas formatit të famshëm si dhe për jetën private.
E njëjta zbuloi se ka nisur një njohje me një akademik, duke thënë se po i pëlqejnë njerëzit e mençur.
“Preferoj njerëz akademik. Mendoj që mund të kesh një bashkëjetesë më të gjatë me ta, mund të kesh diçka më serioze, të konsoliduar”, u shpreh ajo.
Doçi tutje tha: “Që edhe mund të ma ketë. Jam në një erë njohje. Kaq mund të them”.
Ajo u bë më e njohur për publikun në Big Brother, gjersa u shfaq pa filtra duke zbuluar shumë gjëra për veten.
Erjola do të nisë me një projekt së shpejti, ku do të jetë në rolin e opinionistes.