Erërat e fuqishme dhe shi i rrëmbyeshëm kaplojnë Mitrovicën

Rrebeshe lokale të shiut me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër u paralajmëruan për sot pasdite në disa vende të Kosovës.

E qyteti i Mitrovicës duket se është kapluar nga diçka e tillë, ku raportohet për shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme.

Qytetarët kanë publikuar pamje nga Mitrovica, afër Urës së Ibrit, ku sipas gjendjes momentale po mban mot tejet i ligë

Për pasdite u parapanë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë edhe në gjysmën veriore të Shqipërisë, pjesë të Maqedonisë së Veriut, Luginë së Preshevës dhe në veri të Malit të Zi.

VIDEO

Lexo edhe:  Kurti: Ne s’duam konflikt, por agresionit do t’i përgjigjemi me gjithë fuqinë që kemi