Erdhi për Vitin e Ri në Kosovë, mërgimtari detyrohet të kthehet në Gjermani pasi s’ka rrymë në shtëpi

Nje mërgimtar nga Gjermania, i cili kishte ardhur në Kosovë për të festuar Vitin e Ri, është detyruar të ndërpresë vizitën dhe të kthehet para kohe për shkak të mungesës së energjisë elektrike në komunën e Ferizajt.

Profesori Sadet Ismajli, përmes një postimi në rrjete sociale, ka bërë të ditur se ai dhe vëllai i tij janë larguar drejt Gjermanisë për të festuar atje, pasi situata me furnizimin me rrymë ishte e papërballueshme, shkruan Jepi zë.

“Vëllai erdhi nga Gjermania për festat e fundvitit, por katrahura e rrymës e detyroi të kthehej sot. Edhe unë jam duke u kthyer për të festuar atje,” shkroi Ismajli.

Mungesa e rrymës në këtë periudhë festive ka shkaktuar jo vetëm pakënaqësi, por edhe largime të parakohshme të mërgimtarëve, të cilët kishin ardhur për të kaluar kohë me familjet e tyre në Kosovë.

Postimi i plotë:

Vëllai erdhi nga Gjermania për festën e Vitit të Ri, por katrahura e rrymës e bëri të kthehej sot për në Gjermani, dhe së bashku me të edhe unë po shkoj me e festu atje.
Ende më e dhimbshme është kur deputetët e pozitës që vijnë nga Ferizaj tentojnë të hedhin fajin te kryetari i komunës më të suksesshme, Agim Aliu, i cili bëri thirrje për furnizimin me energji elektrike, pasi Ferizaj ka mbetur pa rrymë për ditë të tëra.
Çfarë thyerje shprese për këta vëllezër e motra që aq shumë i besuan këtij kryeministri!

Lexo edhe:  “Luli i Dardanëve” reagon pas humbjes dëshpëruese të Kosovës: “Për shtet luhet ndryshe"