Era e fortë shkund Kosovën, rrëzohen shtylla të rrymës
Erërat e forta që kapluan disa rajone të vendit këtë të shtunë kanë shkaktuar dëme në përçuesit elektrikë dhe në shtyllat elektrike.
Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) bëri të ditur se rajonet më të prekura në erërat e forta janë Ferizaj, Prishtina, Mitrovica dhe Peja, njofton Klankosova.tv.
KEDS nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se ekipet janë duke punuar në terren për sanimin e dëmeve teksa kanë kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve.
“Ekipet e terrenit të KEDS-it ndodhen në vendngjarje të prishjeve dhe po punojnë intensivisht deri në sanimin e dëmeve të shkaktuara në rrjet. KEDS-i kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve tanë dhe i siguron se prishjet në rrjet si shkak i erërave do të ndreqen sa më shpejt që është e mundur” thuhet në njoftimin e KEDS-it.