“Enver Sekiraqa ka qenë frikacak, nuk ka pas guxim mi dalë përballë Triumfit”
Shefqet Riza, babai i policit të vrarë në krye të detyrës më 30 gusht të 2007, ka dhënë një intervistë në “Debat Plus” në RVT Dukagjini ku ka folur për vrasjen e djalit të tij nga grupi kriminal në krye me Enver Sekiraqën
Shefqet Riza, babi i policit të vrarë në krye të detyrës më 30 gush të 2007-tës nga grupi kriminal në krye me Enver Sekiraqën, në një intervistë në “Debat Plus” në RVT Dukagjini ka thënë se Sekiraqa “ka qenë frikacak dhe nuk ka pas guxim mi dal përballë Triumfit”.
Duke komentuar arrestimin pas 15 vitesh të Ilir Abdullahut, njërit prej të dyshuarve për vrasjen e djalit të tij, Riza ka thënë se ai ka qenë dora e djathtë e tij në vrasjen e Triumfit.
“Ka qenë dora e djathtë e Sekiraqës. Ky ‘Liza’ dhe ‘Rumqi’ (vëllai i Ilir Abullahut, Rrahim Adullahu) kanë qenë potencialisht dora e djathë që vazhdimisht e kanë përcjelle me vra Triumfin. Këta e kane përcjellë. Sepse si ka qenë frikacak vetë, nuk ka pas guxim Sekiraqa me dal ballëpërballë me Triumfin… Hero pasi ra në dorë s’ka pas qare. Këta janë marrë me krim të organizua,me zhvatje me tona të zezat. Këta kanë terrorizuar krejt Prishtinës, sa që fjalën përfundimtare vetë prokurori anglez u çu edhe tha ‘Triumfi është hero i kësaj ngjare, se i vetmi është ballafaqua me krimin e organizuar, prandaj është vrarë’”, ka thënë ai.
Për vrasjen e 27 vjeçarit, që kishte ndodhur më 30 gusht të vitit 2007 në parkingun e lagjes Santea të kryeqytetit, i dënuar me 35 vjet burg është Arben Berisha.
Ndërsa për nxitjen në vrasjen e Rizës, është i akuzuar edhe Enver Sekiraqa por që rasti i tij ende nuk ka marrë një vendim të formës së prerë nga Gjykata.
Përveç Abdullahut, Arben Berisha, Fitim Avdiu dhe Rrahim Abdullahu, akuzoheshin se si grup i organizuar nga Enver Sekiraqa, kishin organiuzar vrasjen e Triumf Rizës, për motive të ulta.
Kjo sipas Speciales, kishte ndodhur për shkak se Riza, e kishte rrahur Sekiraqën në lokalin “Swiss Casino”.