Enver Idrizi emërohet drejtor i reprezentacionit të Kosovës në karate

Federata e Karatesë së Kosovës ka marr vendim që legjenda e karatesë, Enver Idirzi të jetë drejtor i reprezentacionit të Kosovës.

Ky vendim është marr në mbledhjen e parë konstituive të kësaj federate pas Kuvendit tẽ Jashtëzakonshëm Zgjedhor të ftuar nga kryetari i FKK-së Besart Baruti, ku mori disa vendime.

“Enver Idrizi, legjenda jonë e karatesë u emërua drejtor i reprezentacionit të Kosovës në karate”, thuhet në njoftimin e FKK-së, përcjellë KosovaPress.
Idrizi është një ish-karateist kroat dhe ish-kampion bote. Është shqiptar etnik, i lindur në Shkup. Ai ishte kampion i karatesë i Jugosllavisë në moshën 16 vjeçare

Lexo edhe:  Respekti mbi të gjitha, Rashica me shokë u ndalen për të bërë foto me ish-futbollistin e Besiktasit që vuan nga një sëmundje