Endrit Thaçi nuk ia zgjat dorën Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit – madje rri i ulur

Endrit Thaçi, djali i ish-Presidentit Hashim Thaçit, ka qenë pjesëmarrës dje në fshatin Studime të Vushtrrisë, në 25-vjetorin e masakrës në fshatin e lindjes së nënës së tij, Lumnije Gërxhaliu – Thaçi, shkruan Jepi zë.

Për këtë pëkrujtim, të pranishëm ishin edhe Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti.

Në pamjet që qarkullojnë nga kjo ngjarje, shihet se Thaçi refuzoi t’i përshëndeste Kurtin dhe Osmanin, kur ata arriten.

Dy krerët shtetëtorë u përshendetën me Kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamzën, i cili po e shoqëronte Endrit Thaçin. Djali i ish-Presidentit qëndroi i ulur teksa Kurti e Osmani kaluan kah ai. /Jepizë

Lexo edhe:  Njihuni me babain e Xhulit të Big Brother, ai e la Finlandën për UÇK-në