Ende pa u varrosur lideri i Iranit, në Kosovë fluturon çmimi i naftës

Tensionet në Lindjen e Mesme kanë filluar të reflektohen menjëherë edhe në tregun e derivateve në Kosovë. Vetëm pak kohë pas lajmeve për vdekjen e liderit të Iranit, çmimi i naftës në disa pika të karburanteve në vend ka shënuar rritje të menjëhershme.

Qytetarët kanë raportuar se gjatë ditës së sotme çmimi i naftës është rritur në disa pompa të derivateve, duke kaluar nivelin që ishte vetëm një ditë më parë.

Tregtarët e derivateve shpesh i lidhin këto lëvizje me zhvillimet në tregun ndërkombëtar të naftës, veçanërisht me tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme, ku çdo përshkallëzim i situatës ndikon në furnizim dhe në bursat globale të energjisë.

Rritja e çmimit ka shkaktuar reagime edhe te qytetarët, të cilët thonë se çdo krizë ndërkombëtare po reflektohet menjëherë në xhepin e tyre.

Ndryshe, Irani është një nga vendet me rezervat më të mëdha të naftës në botë dhe çdo zhvillim politik apo ushtarak që lidhet me të shpesh sjell lëkundje të menjëhershme në tregun global të energjisë.

Lexo edhe:  “Radar” me Edita Doli mbledh mbi 50 mijë euro për Gazmend Malokun