Ende i hapur konkursi i BondSteel për vend pune, rroga 1907 në muaj
Vazhdon të jetë i hapur konkursi i punës në Kampin Bondsteel, të cilët po kërkojnë specialist administrativ, me pagë mujore në vlerë një mijë e 907 euro.
Siç tregohen në publikimin e konkursit, kushtet për aplikuesit për këtë pozitë janë që të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm, dhe formim profesional për administratë, financa ose kontabilitet.
Po ashtu duhet të kenë përvojë pune minimum 2 vjeçare në këtë drejtim, mundësisht në organizata, thuhet në kriteret e konkursit.
“Duhet të kenë njohuri pune, aftësi për të punuar në grup, njohuri të mira në gjuhën shqipe dhe angleze, të kenë njohuri të gjuhës serbe”, thuhet në konkurs.
Konkursi është i hapur deri më 17 nëntor.
Kampi Bondsteel është baza kryesore e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, që është nën komandën e KFOR-it, dhe është e vendosur në Ferizaj.
Ky është linku ku mund të aplikoni në konkurs, nëse i plotësoni kushtet: https://portalpune.com/jobs/3106833790-administrative-specialist?fbclid=IwAR3yCOgK3y2KPczWlUV-JlALCsZ_Q1_NT8z79BlBvetC0cKfd-_0eYJWyQo