Emrat e dy nxënësve që u përleshën sot në Mitrovicë
Telashet saktë nuk dihet ku nisën, por hesapet u qëruan midis qendrës së qytetit.
Dy nxënës të shkollës së mesme të mjekësisë “Xheladin Deda”, paraditen e së mërkurës u përleshën mes vete në sheshin “Skënderbeu” të Mitrovicës.
“Jepi zë” merr vesh nga burimet brenda shkollës se viktima A. H. kurse dorasi V. V.
Pas fjalosjes u përdor edhe thika, si pasojë e së cilës njëri mori lëndime, për çka u dërgua në spitalin lokal për trajtim.
E në Qendrën Kryesore spitalore të vendit konfirmuan se gjendja e pacientit është stabile.
Ndërkohë, incidenti e ka habitur shumë drejtoreshën e shkollës, ani se ka ndodhur jashtë kohës së mësimit.