Emocionuese: “Vetëm uji i Kosovës ma shuan etjen”, fjala e Rifat Jasharit, ditën kur mbërriti në Prekazin e çliruar

Me 28 qershorin e vitit 1999, Rifat Jashari bashkë me djalin dhe nipat u kthyen në Kosovë, dhjetë ditë pas çlirimit të vendit.

Gazetari Sabit Istogu që ka qenë gazetar edhe në kohë lufte ka treguar një detaj interesant e që lidhet me Rifat Jasharin.

“Derisa të gjithë në këtë pritje pinin lëngje të ndryshme, bacë Rifati kërkoi një gotë ujë, duke e rishijuar kështu pas dhjetë vitesh ujin e truallit në etninë e vet. Eh, sa i mirë është ky uji i Kosovës, tha bacë Rifati pasi e zbrazi gotën. Sa kisha mall për të, sepse është i vetmi që ma shuan etjen”, shkruan Istogu duke nxjerrë thekse nga libri i tij, “Rrënjët e Lirisë”

Istogu ka publikuar fotografi që flasim për emocionet e mëdha të asaj dite kur Rifati bashkë me Lulin, Bekimin dhe Murat Jasharin u kthyen nga Gjermania në Kosovën e çliruar. Kjo ditë ishte e para kur burrat e mbetur gjallë të Jasharajve u kthyen në vendin ku kishte rënë Familja Jashari.

Lexo edhe:  Mbi 60 mjekë e lëshuan Kosovën në gjashtëmujorin e parë të këtij viti