Emocionon Burimi: Krejt i kam, por prindërit jo, për brenda ndihem i zbrazët

Ish-konkurrenti i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Burim Vatovci ka folur për humbjen e dy prindërve të tij.

Ai thotë se malli për babanë dhe nënën nuk i hiqet asnjëherë.

“Kujt s’i mungon prindi. Unë për vete të gjitha i kam tash, por gjënë më të lumtur nuk e kam. Gjëja më e lumtur e jetës është familja, qetash i kam mundësitë shumë, shumë më të mira sesa kur janë kanë ata, por brenda jam i shprazët. Dal, kënaqem, por nuk i kam prindërit tek shtëpia. Flas me vëllanë, i them sikur edhe një herë të kishin qenë prindërit me na pa qysh kemi arrit”, tha tutje ai.

Lexo edhe:  Suspendohet një zyrtar policor në Prishtinë, u përfshi në një rrahje te HIB-i në Graçanicë