Emmerson e zë gushtë dëshmitarin e 22-të, Abrahams e pranon gabimin: Nuk shkuam te Liqeni

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, e ka marrë në pyetje sot dëshmitarin e 22-të të Zyrës së Prokurorisë së Specializuar të Kosovës në Gjykatën Speciale, Frederick Abrahams, i cili edhe sot ka vazhduar dëshminë e tij në Hagë.

Nga pyetjet e Emmersonit, dëshmitari në fjalë i ka pranuar gabimet e tij.

Gjatë marrjes në pyetje, ai ka pranuar se informatat i ka pasur nga burimet serbe dhe nuk i kishte hetuar e konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Kur Emmerson e pyeti se pretendimet e tij a i kishte marrë nga pala serbe, përgjigjja e Abrahams ishte “Po”.

“S’kemi bërë hetime në tërësi. E kam përmendur këtë, por nuk është reflektuar në mënyrë të saktë. Ne asnjëherë nuk e kemi prezantuar rastin e Gllogjanit në Liqenin e Radoniqit”, ka thënë dëshmitari.

Më pas, avokati e ka pyetur nëse dëshmitari ka shkuar në vendngjarja.

“Ne shkuam në vendin e krimit. U përpoqëm që të shkonim në Liqen…Në atë pikë që shkuam ne trupat ishin larguar dhe po mbaheshin në një hotel në një morg të sajuar dhe ne nuk u lejua që të shkuam në hotel”, ka thënë dëshmitari.

“Por ju nuk shkuar tek Liqeni?, ishte pyetja e radhës e avokatit Emmerson.

“Jo nuk shkuam atje. Shkuam te morgu i improvizuar”, është përgjigjur dëshmitari.

Lexo edhe:  Ky është personi që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Fushë Kosovë