Eman Rrahmani: E vlerësoj punën e presidentes Osmani, por votoj si PDK-ja

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka deklaruar se e respekton dhe e vlerëson punën e presidentes Vjosa Osmani, por vota e tij për çështjen e presidentit do të jetë në koordinim të plotë me Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

“Eman Rrahmani e respekton dhe e vlerëson punën e Presidentes Vjosa Osmani, ndërsa vota është në koordinim të plotë me grupin parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë ai.

Rrahmani ka theksuar se vendimi për votimin lidhur me zgjedhjen e presidentit do të jetë i përbashkët me PDK-në, pavarësisht se kush do të jetë kandidati.

“Është vendim i përbashkët me grupin parlamentar të PDK-së që do të jetë rreth votimit për çështjen e presidentit të Kosovës ose presidentes, pavarësisht se kush është”, është shprehur ai në RTV Dukagjini.

Lexo edhe:  A mund të ketë luftë në Kosovë? Mediumi britanik e ka një përgjigje