Elshani tregon për gjetjen e armatimit në veri, thotë se i dyshuari “është i rëndësishëm për rastin e Banjskës”

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, ka folur lidhur me konfiskimin e armatimit në Zveçan gjatë ditës së djeshme.

Elshani ka thënë se aktualisht nuk mund të flasin për identitetin e personit të cilit i është gjetur armatimi, meqë ai është me interes për policinë për sulmin e Banjskës.

“Konsiderojmë se këto armë të cilat janë gjetur këtu lidhen me këtë person”, ka thënë ai pa dhënë detaje se a janë gjetur ato në pronat e tij apo në vendet ku ka operuar personi i dyshuar.

Ai ka folur rreth aksionit dhe gjetjes së armatimit.

“Kemi pranuar informacion të saktë se ku gjinden se ato i kemi gjet ndër dhe të groposura”, duke shtuar se policia fillimisht ka gjetur buren/kavanozen e parë ku edhe janë gjet uniforma, kallashnikovë dhe municion.

Elshani ka thënë tutje se pas kësaj, kanë thirr policin speciale të deminimit në vendin e ngjarjes “të cilën kanë ardh me pajisjet e tyre me të cilat kanë gjet edhe dy buret e tjera nën dhe dhe një gyp të plastikës ku ka qenë një kallashnikov aty.

“Të gjitha këto pajisje janë konfisku, janë sjell në stacion të policisë:, ka thënë ai.

Elshani ka thënë se nuk është hera e parë që policia ka gjetur armë në veri të fshehura nën dhe, andaj sa herë që kanë informacion policia ndërhynë.

Ai ka shtuar se situata e sigurisë në veri të vendit paraqitet e qetë duke shtuar se nuk ka zonë që Policia e Kosovës nuk ndërhynë.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në mes të dy veturave tek "Viva Freshi" në Shupkovc të Mitrovicës