Elshani: Bashkëpunimi i serbëve me Policinë në veri është rritur në dy vitet e fundit

Policia e Kosovës ka mbajtur disa takime me qytetaret në veriun e Kosovës. Në këto raste është vlerësuar se një bashkëpunim mes palëve mundëson një siguri më të mirë në komunitet.

Kjo vjen në ndihmë të policisë në parandalimin e krimit. Ky bashkëpunim është rritur dhe gjatë dy viteve të fundit, tha zëvendësdrejtori i policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.

Elshani thekson se është rritur besueshmëria dhe si rezultat ka një bashkëpunim më të madh me popullatën, se sa kur serbët drejtonin policinë.

Lexo edhe:  Këta janë dy të dyshuarit që rrahën me mjete të forta 19-vjeçarin në Pejë, arrestohen pas 3 javësh në arrati