Elita 5 rikthehet me këngën e re ‘Natën e mirë’
Grupi Elita 5 është rikthyer me një projekt të ri muzikor.
“Natën e mirë” mban titullin kënga, e cila njëherësh vjen e kompletuar edhe me videoklip.
Kënga natyrisht është interpretuar nga vokalisti i këtij labeli, Arif Ziberi.

Producimi në ndërkohë u bë nga Nexhat Mujovi Wirus.
Videon, e realizuar nga Sustain Production, tashmë mund ta gjeni të plotë në YouTube.
Edhe kjo këngë vjen në një stil të veçantë siç di tashmë vetëm Elita 5.