Eksperti ushqimor: Mishi i pulës në laborator është më i shijshëm sesa ai bio

Eksperti i Industrisë Ushqimore, Abdyl Sinani thotë se thotë se mishi i pulës i krijuar në laborator është më i shijshëm sesa ai bio në natyrë.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Sinani u shpreh se në laborator, mishit i hidhen të gjitha vitaminat, lëndës minerale dhe proteinat, që janë të nevojshme për organizmin e njeriut.

“Në vitin 2015 kanë filluar të bëhen provat e para në laboratoret për mishin, duke marrë nga muskujt e pulës, ose të mishit të gjallë, i dërgojnë në reaktorët bioaktiv ku pastaj bëhet mishi. E gjithë qeliza aty rritet, vetëm mishi dhe ky mish, ndryshe nga ai në natyrë, plotëson të gjitha ato që kërkohen për organizmin e njeriut.

Hidhen vitaminat, hidhen të gjitha lëndët minerale, proteinat, bëhen ashtu sipas kërkesës që ka konsumatori. Ndërsa, te pularitë në natyrë nuk i arrin dot këto, pularitë kanë edhe rrezikun e salmonelës dhe sëmundjeve të tjera. Kjo rregullon edhe shijen shumë të mirë të mishit, nuk mungon fare shija, bëhet më e shijshme. Detyra e parë është shija, që ta pëlqejnë njerëzit, më pas vijnë konsistencat, vijnë cilësitë që ka brenda dhe sesi do ta përdorësh”, theksoi ai.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka vlerësuar se mishi i rritur në laborator i një kompanie në Kaliforni, është i sigurt për t’u ngrënë.

FDA e bëri njoftimin e saj fillestar para tregtimit “të një produkti të tillë të bërë nga qeliza të kultivuara të kafshëve”. Mishi i rritur në laborator,  i cili gjithashtu quhet mish i bazuar në qeliza, është mish i bërë duke përdorur qeliza shtazore.

Lexo edhe:  “Serbi i ra me shati në ballë, ky e nxori armën” – si ndodhi vrasja për të cilën mitrovicasi u dënua me pushkatim