Ekspertët gjermanë do të “zbarkojnë” sërish në Kosovë, KEK-u do t’i paguajë gati 53 mijë euro
Ekspertët gjermanë do të “zbarkojnë” sërish në Kosovë. Këtë herë për bllokun A-5 të Termocentralit Kosova A, i cili është jashtë funksionit që disa muaj.
Në mungesë të ekspertëve vendorë, KEK’u ka angazhuar ekspertët gjermanë për dhënie të rekomandime për aftësimin e këtij blloku.
“Angazhimi i eksperteve për dhënien e rekomandimeve për aftësimin e bllokut A5”, është titulli i kontratës që i është dhënë kompanisë gjermane “DSD Power Technologies GmbH”, përmes procedurës së negociuar.
Sipas dosjes së tenderit të publikuar në e-Prokurim, ekspertët gjermanë do të paguhen gati 53 mijë euro për dhënien e këtyre rekomandimeve, çmim ky që është llogaritur pa TVSH (Tatimin mbi Vlerën e Shtuar).
Kontrata është dhënë dje, derisa nënshkrimi i saj pritet të bëhet nesër. Te kohëzgjatja e kontratës s’është dhënë asnjë periudhë kohore.