Ekipet e komunës së Prishtinës në teren, vlerësohet situata pas reshjeve dhe vërshimeve mbrëmë

Prishtina mbrëmë mori pamje krejtësisht tjetër.
Errësirë, shi, breshër e ujëra të shumta rrugëve ishte gjithçka që mund të karakterizonte mbrëmjen e kaluar në Prishtinë, por edhe në hyrje dhe dalje të kryeqytetit.

Qytetarët u përballën me situate të jashtëzakonshme, e shumë prej automjeteve që po qarkullonin rrugëve ngecën në ujë.

Në lidhje me këtë nga Komuna e Prishtinës kanë njoftuar se tashmë janë në teren, duke shikuar nga afër dëmet e shkaktuara.

I kontaktuar nga lajmi.net, Drejtori për Emërgjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica deklaroi se bashkë me kryetarin Përparim Rama janë në teren duke bërë vlerësimin e situatës.

“Jam në terren me kryetarin duke bërë vlerësimin e situatës pas të reshurave të mëdha dhe me bo sanimin e gjendjes. Por, më shumë me përgatitë plan edhe për ditët e ardhshme”, ka thënë Fushtica.

Ndryshe nuk dihet se ku qëndron problemi saktësisht por në Prishtinë mjafton të bie shi dhe gjithçka del jashtë kontrollit.

Ujërat e shumta, të cilat përzihen edhe me kanalizime në shumicën e rasteve janë të dala jashtë e të cilat më pas shkaktojnë edhe dëme e kundërmim të shumë.

Edhe pse Prishtina nuk ka lum, kryeqyteti çdoherë po arrin të vërshohet dhe kjo sigurisht vie si shkak i mospunimeve të duhura në ujëra e në menaxhim të situatave.

Ndryshe, sot do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës parashihen të intensifikohen duke krijuar mundësi për riga shiu, ndërsa në vende të izoluara parashihet reshje breshri.

  • Situatë e ngjashme mbrëmë ishte edhe në qytetin e Gjilanit, ku breshëri ishte në madhësi të jashtëzakonshme.
Lexo edhe:  “S’po mundem ta besoj, ike në lule të rinisë”, shoku i 30-vjeçarit me reagim prekës për viktimën