Egli Tako surprizohet me bluzë me fotografinë e Gjestit – Reagimi i saj ndez sërish thashethemet për lidhjen
Raporti mes Egli Takos dhe Gjestit ka qenë ndër më të komentuarit gjatë edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, duke lënë gjurmë të thella në shtëpinë më të famshme në vend.
Pavarësisht momenteve të ndërlikuara dhe dinamikës së fortë mes tyre, afërsia e dyshes e la publikun të paqartë edhe pas përfundimit të spektaklit.
Megjithatë, zhvillimet e fundit sugjerojnë se raporti mes tyre nuk është shuar as jashtë kamerave.
Së fundmi, këngëtarja është surprizuar me një dhuratë simbolike, por mjaft domethënëse – një bluzë me fotografinë e Gjestit gjatë një koncerti. Reagimi i saj i menjëhershëm nuk ka kaluar pa vëmendje.
“Unë do ta puthë, unë jam mësuar se ia kam kthyer puthjet kështu që…”, u shpreh Egli, duke e puthur bluzën disa herë para kamerës.
Kjo skenë e ëmbël ka ndezur sërish thashethemet për një afërsi të vazhdueshme mes dyshes, pavarësisht se nuk janë parë më bashkë në publik. Kujtojmë se gjatë kohës në BBVA, lidhja e tyre ka qenë mjaft e ndërlikuar, por Egli u pa shumë e përkushtuar dhe e dhënë ndaj Gjestit.
A është kjo një shenjë se historia e tyre po vijon edhe jashtë? Kjo mbetet për t’u parë…