Egli reagon për herë të parë: Faleminderit nga zemra publiku im, ëndrra vazhdon

Egli Tako është shpallur finalistja e katërt e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania.
Megjithatë, ajo pati një Big Brother me përplot dinamika, drama e gjëra të bukura.

Ish-banorja ka reaguar për herë të parë me një postim në rrjete sociale, ku falënderon të gjithë për mbështetjen.

Veç kësaj, ka falënderuar edhe producenten e këtij reality shou për mundësinë e dhënë, Sara Hoxhën.

Më poshtë ndiqni postimin e plotë të Eglit:

“Çdo fund është një fillim i ri. Me përfundimin e kësaj eksperience, kam kuptuar se i kam shtuar librit të jetës sime një kapitull të cilin nuk do ta harroj kurrë.

Faleminderit nga zemra publiku im për gjithë dashurinë & mbështetjen e pakushtëzuar që ma keni dhënë, e vazhdoni ma jepni çdo sekondë.

Jeni bekim ju dua shumë secilin prej jush

Mezi pres të jem afër jush për gjithë dashninë që ma keni dhuruar.

Ëndrra vazhdon.

E juaja Egli”.

Lexo edhe:  Stresi: Në vitin 1997 mësimdhënësit më kanë ‘shkokluar’ duke më rrahur, sot s’do t’i lejoja kurrë