Egli i shkruan “mesazh” në krah Gjestit: Ky djalë është i martuar, më falni vajza

Një moment plot humor dhe emocion ndodhi së fundmi në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ku Egli dhe Gjesti u shfaqën më të afërt se kurrë.

Teksa kalonin kohë bashkë, Egli i shkroi Gjestit një mesazh me plot kuptim në krah: “This boy is married, sorry ladies” – që përkthehet në “Më vjen keq goca, ky djalë është i martuar”.

Ky reagim erdhi pas një surprize nga “Vëllai i Madh”, i cili i kishte dërguar Gjestit një zarf me një mesazh special. Në të, njoftohej se ishte marrë parasysh kërkesa e tij për të organizuar një dasmë tradicionale brenda shtëpisë, si një ngjarje festive për të përmbyllur sezonin.

“Finalistë, Vëllai i Madh ka marrë në konsideratë kërkesën e Gjestit për të organizuar për herë të fundit këtë sezon, dasmën tradicionale të Big Brother. Sonte ka festë me të ftuar shumë specialë. Vëllai i Madh do të kujdeset për çdo detaj.”

Një “martesë” simbolike, që vjen si një dedikim për dinamikën mes dyshes që ka ngjallur interes të madh gjatë gjithë këtij edicioni. Fansat, ndërkohë, presin me kureshtje se si do zhvillohet “nata e madhe”.

Lexo edhe:  Buci flet pas daljes nga BBVK, tregon se a do t’ia ndalojë Santit hyrjen në club