Egla Ceno i shpreh ngushëllime Gjestit: Bëhu i fortë, sidomos për nënën

Aktorja Egla Ceno ka reaguar publikisht pas humbjes tragjike të vëllait të reperit Gjesti, Eldion Kelmendi, i cili ndërroi jetë pas një aksidenti me motor në fshatin Treboviq të Pejës.

Në një mesazh të ndarë dhe emocionues në rrjetet sociale, Egla Ceno i drejtohet Gjestit dhe familjes së tij me fjalë të ngrohta dhe ngushëlluese: “Gjest, vëllain tënd të vogël e njohëm nëpërmjet ekranit dhe në këtë dhimbje të madhe për ty dhe familjen tënde, çdo fjalë ngushëllimi tingëllon e vogël. Bëhu i fortë, sidomos për nënën. Një përqafim zemre për familjen Kelmendi.”

Lexo edhe:  Murati ia kthen Tahirit: Pensionet për kategoritë e luftës ne i rritëm me 20%, kur udhëhoqët ju u rritën 0%