Efi Dhedhes përballet me akuza në rrjete sociale, reagon me ironi ndaj ndjekëses
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Efi Dhedhes, është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes pas një komenti provokues që mori në rrjetet sociale.
Një ndjekëse e akuzoi publikisht se është mes vajzave të njohura që, sipas saj, frekuentojnë të dënuar për krime të rënda në ambiente burgimi.
Komenti përmbante gjuhë fyese dhe insinuata serioze, duke ngjallur reagime të shumta në internet. Efi reagoi me ironi, duke shkruar:
“Ça thua më vërtetë? Turp të kem?”
Por replika nuk u ndal me kaq. E njëjta ndjekëse vazhdoi me një koment edhe më të ashpër, duke e akuzuar Efin për “favorizim seksual ndaj të burgosurve” dhe duke i kërkuar të “mos shesë moral” në rrjete sociale.
Këto komente vijnë në një periudhë kur në mediat rozë dhe rrjetet sociale po qarkullojnë lajme për vizita të personazheve publikë në burgje, në kuadër të ashtuquajturave “takime speciale” me të dënuar për krime të rënda.
Pavarësisht sulmeve, Efi ka zgjedhur të mos e zgjasë më tej debatin dhe nuk ka dhënë deklarata shtesë, ndërsa publiku është ndarë mes atyre që e mbështesin dhe atyre që kritikojnë.