Edona për momentin kur u zgjodh e preferuar: Mendova që po më largojnë nga shtëpia
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Edona iu tregoi banorëve se si ishte ndjerë në momentin kur iu tha emri se ishte më e preferuara.
Ajo kishte menduar se emri iu kishte përmendur për të dalë jashtë shtëpisë.
Ndryshe në edicionin e mbrëmshëm të BBVK janë bërë të ditur emrat e tre banorëve më të preferuar të publikut dhe dy më pak të preferuar.
Të preferuarit u zgjodhën Edona, Gani Gërmia dhe Blero, ndërsa më pak të preferuar Blerando dhe Brikenda.
Këta dy të fundit, shkuan në nominim bashkë me Shqipen.