Edona James: Nënën e kanë martuar me zor, në moshën 13-vjeçare, e kanë ndërruar me një lopë
Mbrëmë, pas përfundimit të një Prime mjaft të zjarrtë, si gjithnjë banorët e shtëpisë së ‘Big Brother Vip Kosova’ dolën jashtë për të shijuar darkën dhe në të njëjtën kohë festuan ditëlindjen e Edona James.
Befasi e mbrëmjes ishin motrat Mustafa të cilat Edona i kishte kërkuar vëllait të madh të jenë pjesë e ditëlindjes së saj.
Gjatë një bisede me banorët, Edona ka befasuar me deklaratën e saj teksa ka zbuluar se nëna e saj u martua në moshë shumë të re.
Ajo tha se nëna e saj u martua kur ishte vetëm 13-vjeçare, që i bie të ketë 13 vjet diferencë në moshë me Edonën.
“Nënën e kanë martuar me zor, në moshën 13-vjeçare, e kanë ndërruar me një lopë. Nëna më thoshte, unë kam qenë fëmijë vetë, kam luajtuar me kukulla.” – u shpreh Edona.