Edona James: Ishalla nëna e ka shitur shtëpinë që të më votojë mua
Banoren e Big Brother VIP Kosova 2, Edona James, duket se e kanë kapluar emocionet e finales.
Ajo së fundmi ka bërë një bisedë me Monika Salihun, pak para se të flinin.
Transgjinorja nga Suhareka thotë se shpreson që nëna e saj e ka shitur shtëpinë për të marrë vota.
Kjo gjë e ka habitur këngëtaren, e cila ka reaguar menjëherë duke thënë: “Mos thuaj ashtu”.
E njëjta më pas i drejtohet kamerës, teksa jep një mesazh për të ëmën.
“Shite shtëpinë, perdet, gjithçka”, tha James duke treguar më tej se po bën shaka.
Në finale janë katër: Edona James, Blerando, Lumbardh Salihu dhe Shqipe Hysenaj.
Finalja e madhe e këtij formati do të jetë më 2 shkurt (e premte).