Edona ia thotë në sy Albës se eliminohet nesër: Të janë harxhuar burrat

Edona padyshim njihet si fenomeni i këtij edicioni të dytë të “Big Brother VIP Kosova”, me deklaratat e saj interesante dhe pa filtra.
Së fundi ajo ka ngacmuar goxha shumë Albën e cila ndodhet në televotim, shkruan lajmi.net.

Ato ka pasur një diskutim të ashpër ku Edona ka shprehur bindjen e saj se Alba do të jetë e elimunuara e radhës, pasi sipas saj loja e saj ka mbaruar.

Ndërkohë, Alba ka reaguar duke thënë se mendjet dhe qëndrimet e Edonës ndryshojnë çdo orë, duke bërë që diskutimi të jetë akoma më kompleks.

Edona nuk ka hezituar t’i drejtohet Albës me “Të janë harxhuar burrat”, duke ia bërë të ditur kështu se nuk ka më ndonjë mashkull me të cilin mund të krijojë ndonjë raport dhe kjo t’i ndihmojë që të qëndrojë në shtëpi.

Lexo edhe:  Aksion i Policisë së Kosovës, arrestohen katër persona