Edon Zhegrova debuton me barazim te Juventusi

Edon Zhegrova debutoi sonte për Juventusin në xhiron e parë të Ligës së Kampionëve, duke u futur në minutën e 87-të të ndeshjes, ndërsa rezultati ishte 2-4 në favor të Dortmundit.

Megjithatë, Zonja e Vjetër arriti të rimarrë kontrollin dhe të barazojë rezultatin në kohë shtesë, duke shënuar dy gola vendimtarë.

Dortmundi kishte shënuar përmes Karim Adeyemit në minutën e 52-të, por për pesë minuta u regjistruan tre gola: Kenan Yildiz shënoi për 1-1 në të 63-tën, Felix Nmecha për 1-2 në të 65-tën dhe Dushan Vlahoviq në të 68-tën.

Yan Couto riktheu epërsinë për mysafirët në minutën e 74-t, ndërsa Ramy Bensebaini shënoi nga penaltia në të 86-tën.

Në fund, Juventus arriti të barazojë rezultatin përmes Dushan Vlahoviq në minutën 90+4′ dhe Lloyd Kelly në minutën 90+6′, duke i dhënë një fund dramatik një ndeshjeje me shumë kthesa.

Lexo edhe:  Po “lulëzon” droga: Kapet i riu në flagrancë me një qese, përfundon në Polici