Edi Rama shpërndan videon e dëshmitarit i cili e kërkonte lopën dhe mëzatin në Gjykatën Speciale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë disa sekuenca të dëshmitarit të Prokurorisë së Hagës, Agim Idrizit, i cili ankohej në Gjykatën Speciale për humbjen e mëzatit dhe lopës.

Në videon e publikuar nga Edi Rama, Agim Idrizi fillimisht tregon se ka vjedhur drunjtë në mal e pastaj ankohet për humbjen e mëzatit dhe lopës.

Kryeministri i Shqipërisë e ka vënë një përshkrim mbi video duke thënë “Ej medet vajmedet drejtësia ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit😡😳😱🤯🫣🤮”.

VIDEO:https://www.facebook.com/share/v/14HmEjtsF1z/?mibextid=wwXIfr

Lexo edhe:  Të shtëna armësh në një aheng familjar në Ferizaj, shoqërohet në polici një 50-vjeçar