Edhe zjarrfikësit kërkojnë rritje të rrogave: Jemi në kushte të papërballueshme

Pas dështimit të rezolutës së AAK-së për rritjen e koeficientit nga deputetët e VV-së që votuan kundër ka reaguar kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka.

Beka në një prononcim e ka quajtur këtë vendim brengosës.

Ai thotë se Qeveria duhet t’i përkrah punëtorët.

Sipas Bekës, pagat e tanishme të zjarrfikësve janë të pamjaftueshme për ta përballuar jetën.

“Në gjendjen ekonomike në të cilën jetojmë është lajm jo i mirë dhe brengosës. Qeveria duhet t’i përkrah punëtorët dhe qytetarët se pagat të cilat janë aktuale nuk janë të mjaftueshme për ta përballuar jetën dhe shpenzimet mujore, kjo ndikon negativisht”, thotë Beka.

Lexo edhe:  Kosovari dëbohet nga Zvicra, kjo është arsyeja