Edhe Aro sikurse Zhegrova, e ndjek Kosovën nga telefoni

Portieri i përjashtuar i Përfaqësueses së Kosovës, Aro Muriç, e ka ndjekur ndeshjen e “Dardanëve” nga celulari i tij.

Aro ka publikuar një fotografi në rrjetin e tij social Instagram duke e ndjekur ndeshjen e Kosovës ndaj Qirpos.

Aro është përjashtuar nga grumbullimi së bashku me Zhegrovën e Muslijën, për shkak se sipas FFK-së futbollistët kanë thyer rregullat e vendosura.

Përpos Aros edhe Zhegrova ka publikuar fotografi duke e ndjekur ndeshjen e Kosovës.

Lexo edhe:  Vuçiqit i duhet ta pranojë: Kroacia dhe Kosova janë më të mirë se ne në xhudo