Edhe 6 banorë të rinj do të hyjnë në Big Brother Albania VIP
Shtëpia më e famshme në Shqipëri ka hapur dyert të shtunën (13 janar).
Akoma pa u bërë 48 orë nga nisja e spektaklit, banorët kanë filluar me debate, intriga e me aleanca.
Momentalisht në shtëpi janë 18 konkurrentë, të cilët i përkasin fushave e profileve të ndryshme.
Bëhet e ditur se të martën (16 janar) do të futen edhe gjashtë banorë të tjerë.
Big Brother Vip sivjet moderohet nga Ledion Liço, shoqëruar nga dy opinionistët zyrtarë: Arbër Hajdari dhe Ori Nebiaj.
Netët e spektaklit vlen të përmendet se premtojnë të jenë të gjata dhe plot surpriza.