Edhe 5 ditë nga “Defender Europe”, ushtarët e NATO-s do të stërviten në Kosovë e Shqipëri

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka njoftuar se stërvitjet në kuadër të Defender Europe 25 do të nisin më 25 maj dhe tha se Forcat e NATO-s dhe partnere do të stërviten në Shqipëri dhe Kosovë.

‘Më 25 maj, Shqipëria mirëpret një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake shumëkombëshe: Defender Europe 25, e drejtuar nga Komanda Evropiane e SHBA (USEUCOM). Forcat e NATO-s dhe partnere do të stërviten në Shqipëri dhe Kosovë për mbrojtjen e objekteve kritike, operacione sulmuese dhe mbrojtëse, si dhe për sigurinë në pika kyçe dislokimi”.

Vengu tha se mesazhi i qartë – një NATO e bashkuar.

“Një test i ndërveprueshmërisë dhe një mesazh i qartë: NATO është e bashkuar”.

Lexo edhe:  “Do t’ju kalli krejtve” - Kapet nga Policia 41-vjeçarja nga Prishtina, kërcënoi një grua