E zënë minatorin e Trepçës duke fjetur në orar të punës, e dënojnë me 30% të pagës për 5 muaj
Kompania “Trepça” ka njoftuar për masën disiplinore të shqiptuar ndaj një punëtori të saj, pasi i njëjti është kapur duke fjetur gjatë orarit të punës, shkruan “Jepi zë”.
Sipas njoftimit zyrtar, më 6 gusht 2025, Komisioni Disiplinor i Trepçës ka shqyrtuar rastin e punëtorit me inicialet A.A., për të cilin është konstatuar se ka kryer shkelje të rëndë të detyrës, konkretisht “fjetje në vendin e punës gjatë orarit të punës”, e paraparë me Rregulloren për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A.
Pas shqyrtimit, Komisioni ka rekomanduar shqiptuarjen e një gjobe në lartësi prej 30% të pagës mujore, për një periudhë deri në 6 muaj.
Më pas, më 7 gusht 2025, Kryeshefi Ekzekutiv ka marrë vendimin përfundimtar për shqiptimin e gjobës në masën 30% të pagës mujore për 5 muaj radhazi ndaj punëtorit A.A.