E trishtë: Vdes profesori Faton Kabashi, nesër i jepet lamtumira e fundit

Pas një sëmundjeje të rëndë, të hënën është ndarë nga jeta në moshën 40-vjeçare Prof. Dr. Faton Kabashi, nga Krushica e Poshtme e Suharekës.

I ndjeri ishte profesor në UBT, si dhe mësimdhënës i matematikës në gjimnazin “Loyola” në Prizren. Me profesionalizmin dhe përkushtimin e tij, ai la gjurmë te kolegët dhe nxënësit e tij.

Varrimi i Prof. Dr. Kabashit do të bëhet nesër (e mërkurë), në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Prizrenit.

Lexo edhe:  OVL e UÇK-së kritikon Specialen: Kanë marrë dhe po marrin vendime të padrejta që godasin luftën tonë çlirimtare