E trishtë: Sulmi në një shkollë në Austri, një nga të vrarët është 13-vjeçarja nga Kosova
Nga një sulm në shkollën e mesme BORG Dreierschützengasse në Graz të Austrisë kanë mbetur të vdekur 10 persona dhe 12 të tjerë janë plagosur.
Merret vesh se në mesin e viktimave, është edhe një vajzë 13-vjeçare nga Kosova.
Sipas raportimeve gjatë ditës nga mediat atje, sulmuesi dyshohet të ketë qenë një nxënës i kësaj shkolle, i cili më parë kishte pretenduar se ishte viktimë e ngacmimeve në shkollë.
Oficerët e policisë lokale në Graz konfirmuan se autori i krimit ishte një austriak 21-vjeçar.