E tmerrshme: Profesori i shkollës së mesme në Gjakovë denoncohet për ngacmim seksual ndaj nxënëses 17-vjeçare

Nuk janë të rralla rastet kur nxënëset kosovare ngacmohen e sulmohen seksualisht nga mësimdhënësit e tyre. E një rast i tillë është raportuar në komunën e Gjakovës, ku një mësimdhënës i shkollës të mesme Ekonomike “Kadri Kusari” dyshohet ta ketë ngacmuar seksualisht nxënësen e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se mësimdhënësi I.M. para rreth një jave dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të mitur.

17-vjeçarja e ka denoncuar rastin në Policinë e Kosovës, e cila në prani të prindit ka dhënë deklaratën në lidhje me rastin. E mitura ka deklaruar që profesori e ka ngacmuar seksualisht në vazhdimësi dhe këto veprime janë përsëritur herë pas here.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore janë aktivizuar dhe kanë ftuar të dyshuarin të paraqitet në stacion për intervistim lidhur me veprën për të cilën ngarkohet ku i dyshuari është vetëparaqitur në Polici.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se prokurori ka urdhëruar që mësimdhënësi të hetohet në liri për t’u hetuar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është inicuar rasti si “Ngacmim seksual”.

Lexo edhe:  Granit Xhaka provokohet nga tifozët serbë gjatë gjithë pjesës së parë