E tmerrshme: Edhe një 13-vjeçare dyshohet se u dhunua para një muaji, arrestohet i riu nga Istogu

Pa u bërë një muaj nga zbulimi i rastit të tmerrshëm të dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë, Gazeta Sinjali ka raportuar edhe për disa raste të keqtrajtimeve seksuale të të miturave, Një ngjarje e tillë e trishtë dyshohet se ka ndodhur edhe në një fshat të Istogut, dhe viktimë edhe kësaj here është një e mitur. Për rastin kanë nisur hetimet tek tash, pas denoncimit të viktimës 13-vjeçare.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se për këtë rast të tmerrshëm tashmë ka rënë në prangat e Policisë një person i dyshuar, i moshës 21-vjeçare.

Si përfundoi e mitura në duart e të dyshuarit?

Bazuar në dëshminë e vajzës, që ka dhënë para hetuesve policorë, bashkë me prindërit e saj, i dyshuari ka kryer marrëdhënie seksuale me të dhe më pas e kishte kërcënuar, për ta frikësuar nëse e raporton rastin. Gjithçka dyshohet se ka ndodhur para një muaji në fshatin Kovragë, ku i dyshuari e kishte dërguar 13-vjeçaren në shtëpinë e tij.

I riu po dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të miturën, duke e marrë fillimisht në shtëpinë e tij me zor, ashtu që e kishte dërguar me automjetin e tij dhe më pas ka kryer marrëdhënies seksuale, pa dëshirën e vajzës.

Sipas informacioneve të para, përveç dhunimit, ai dyshohet se edhe e ka kanosur në rast se ajo vendos t’i njoftojë prindërit apo organet e rendit. Vajza iu ishte bindur fillimisht të dyshuarit, pasi nuk e kishte zbuluar se çfraë ka ndodhur pasi ka qenë e shqetësuar dhe e frikësuar, deri dje kur ia mësyrë stacionit policor,

I dyshuari tashmë është arrestuar pasi Policia u aktivizua si rezultat i denoncimit të të miturës, e cila ka përshkruar në detaje krejt çfarë i ka ndodhur ën shtëpinë e tij.

Lexo edhe:  Vdes ish-kryetarja e AAK-së në Vushtrri

Burimet thonë se personi që u arrestua është shoqëruar në stacion policor dhe më pas ka dhënë deklaratë para hetuesve për veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim policor, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhunimi”.