E tmerrshme: Burri në Gjakovë dyshohet se sulmoi seksualisht mbesën e tij të mitur
Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Për këtë fenomen shqetësues këtë muaj ka pasur reagimeve të shumta, pas disa ngjarjeve që tronditën vendin. Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për këto raste tronditëse dhe për të dyshuarit të cilët me raste janë të afërm të viktimave dhe familjes.
Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në qytetin e Gjakovës, ku një person dyshohet të ketë sulmuar seksualisht një vajzë të mitur.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se ajo çfarë e bën edhe më tronditës rastin, është se i dyshuari është xhaxhai i viktimës.
Bazuar në dëshminë e të miturës e cila denoncoi rastin në Polici, ngjarja ka ndodhur gjatë verës në shtëpinë në rrugën ‘Martin Camaj’ ku ajo jeton me prindërit e saj.
I dyshuari nuk është arritur që të arrestohet pasi që i njëjti ndodhet jashtë shtetit, mirëpo me vendim të prokurorit ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.
Ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të sigurohet prezenca e të dyshuarit për intervistim nga hetuesit policorë.