E tmerrshme: 49-vjeçari rrah babain 72-vjeçar me tullë

Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike. Shpeshherë këto telashe vijnë si pasojë e përdorimit të alkoolit e substancave narkotike.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në Dragash, ku një 49-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rastin në Polici e ka denoncuar burri 72-vjeçar, i cila ka deklaruar se i biri ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij, duke e sulmuar me tullë në kokë e në trup. Për pasojë, viktima pësoi lëndime trupore dhe u dërgua në spital për trajtim. Ajo çka e bën edhe më shqetësues këtë rast është se i dyshuari është recidivist i dhunës në familje.

Policia u njoftua për rastin nga spitali dhe menjëherë është vënë në veprim, duke e arrestuar të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i riu është dërguar në mbajtje për 48 orë për veprën penale “Dhunë në familje”.

Lexo edhe:  Mimoza Kusarit i thahet fyti duke bërtitur, mezi e rimerr vetën