E thotë koloneli në pension i Policisë së Kosovës: Rrugët ilegale në veri vështirë të mbyllen tërësisht

Për mbylljen e disa rrugëve ilegale dhe parandalimin e kontrabandës në veri, është krenuar së fundmi kryeministri Albin Kurti, duke i paraqitur si suksese të qeverisjes së tij tri vjeçare.

Njoftimet mbi parandalimin e kontrabandës në veri të vendit, janë kthyer në njoftime të zakonshme të Policisë së Kosovës.

Me to po krenohet edhe i pari i ekzekutivit.

Albin Kurti, si sukses të qeverisjes tri vjeçare e ka renditur edhe mbylljen e rrugëve ilegale në veri të vendit e poashtu parandalimin e kontrabandës në atë pjesë.

Por, koloneli në pension i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani, sheh vështirësi në këtë proces.

“Prej rastit të Banjskës, prej 24 shtatorit e këndej janë bërë plane tjera dhe janë katërfishua patrullat dhe KFOR-i e ka shtua patrullimin dhe mundemi më thanë se janë ngrit masat e sigurisë e kontrollit. Luan rol edhe pajisjet e sofistikuar. Por nuk mundemi më ndalu tërësisht është shumë vështirë”, deklaroi për RTV Dukagjinin Rrahman Sylejmani- koloneli në pension i Policisë së Kosovës.

Sipas të dhënave të Qeverisë së Kosovës, në pjesën veriore të Kosovës pjesë janë mbyllur 27 rrugë ilegale.

Lexo edhe:  Zeqiri i bindur se s’do të shkarkohet, thotë se Lista Serbe nuk ka guxim të ballafaqohet me të vërtetën