E rrahën e më pas ia grabitën telefonin një personi në Prishtinë, arrestohen dy të dyshuar

Të martën janë arrestuar dy persona nën dyshimin se të njëjtit në bashkë veprim me një person tjetër i cili nuk është identifikuar, duke e sulmuar fizikisht i kanë grabit  telefonin mobil.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më datë 21.12.2023 në rrugën “Xhorxh Bush”, në Prishtinë.

Ndërkaq, rasti është cilësuar si “Grabitje, lëndim i rëndë trupor dhe vjedhje e rëndë”.

Tutje bëhet e ditur se dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në Komoran, një veturë goditet nga një kamion – dyshohet për disa të lënduar rëndë