E rrah brutalisht babanë dhe e detyron të tërheqë para, i riu në Pejë përfundon në pranga

Foto ilustruese

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve.

Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Kështu ka ndodhur në një familje në Pejë, ku një person ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Sinjali mëson se djali po dyshohet se e ka sulmuar fizikisht prindin, duke i shkaktuar lëndime të rënda. Më pas, i riu i ka kërkuar para babait dhe e ka detyruar që të shkojnë te banka për t’i tërhequr.

Rasti ka ndodhur dje në pikë të mëngjesi dhe gjatë gjithë kohës, viktima është kërcënuar me thikë nga i biri.

Burimet thonë se babai i të dyshuarit ka arritur ta denoncojë në Polici dhe si rezultat i riu është arrestuar.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor nën dyshimin për veprat penale “Dhunë në familje”, “Detyrimi” dhe “Lëndim i rëndë trupor”.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për ditën e fundit të vitit 2023 dhe ditëve në vazhdim të 2024