E rëndë: Vetura godet për vdekje një person në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e mbrëmshme në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, ku një person ka humbur jetën pasi është goditur nga një automjet, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një ngasës që drejtonte veturën me targa sllovene, goditi këmbësorin i cili po kalonte rrugën nga ana e majtë në të djathtë, jashtë vendkalimit të këmbësorëve.

Kësisoj, viktima është dërguar me urgjencë fillimisht në Emergjencën e Spitalin të Prizrenit, për t’u dërguar më pas në QKUK në Prishtinë pas lëndimeve të rënda, por që i njëjti nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve, duke humbur jetën ditën e sotme.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, teksa bëhet e ditur se ngasësi i dyshuar tashmë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Kurse me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Lexo edhe:  Televizioni i Turqisë publikon pamje të ushtarëve turq të KFOR-it teksa e ruajnë kufirin ndërmjet Kosovë-Serbi