E rëndë: Vëllai vret vëllain me armë në Klinë

Një person ka humbur jetën sot pas një incidenti me armë zjarri në fshatin Bokshiq të Klinë.

Viktima, u qëllua gjatë një fjalosjeje mes dy vëllezërve dhe nuk i mbijetoi plagëve.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë  së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 15:10 policia është njoftuar se, pas një fjalosjeje mes dy vëllezërve, njëri nga ta e qëlloi tjetrin me armë. Viktima u dërgua në emergjencën e Klinës, e më pas u bart drejt Spitalit të Pejës. Pak para se të nisej në drejtim të QKUK-së për tretman mjekësor, viktima fatkeqësisht ndërroi jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të policisë dhe Prokurorisë, të cilat po vijojnë me procedurat hetimore Janë sekuestuestuar edhe tre gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në vendin e ngjarjes” deklaroi Gashi.

Lexo edhe:  Tubim madhështor edhe në Hagë, mërgata në përkrahje të krerëve të UÇK-së