E rëndë: Vdiq dje në vendin e punës, sot i jepet lamtumira e fundit Daut Bajraktarit
Dje një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur në Gjakovë, ku dy punëtorë ndërtimtarë kanë humbur jetën pasi ranë nga kati i tretë të një objekti në ndërtim.
Njëri nga personat që ka vdekur ishte Daut Bajraktari rreth 50-vjeçar.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet të martën, më 22 korrik 2025, në fshatin Jashanicë, pranë xhamisë së vjetër, duke filluar nga ora 16:00.