E rëndë: Vdes një person pas një aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë, lëndohen edhe disa të tjerë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodh në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë, përkatësisht në fshatin Çubrel.

Për pasojë, ka vdekur një person dhe janë lënduar disa të tjerë.

Lajmin e ka konfirmuar Fadil Nura, kryetar i komunës së Skenderajt.

“Një nga të cilët po lufton për jetën, ndërsa lutemi për të dhe për të aksidentuarit tjerë”

Lexo edhe:  “Kur u hapën thasët e viktimave, pamë që kishte lot në fytyrë”, historia prekëse e shpëtimit të 3 vjeçares në Turqi